Njoftim për Ricertifikimin e Farmacistëve – Afatet dhe Dokumentacioni
18 Shkurt 2025 ·

NJOFTIM PËR PROCESIN E RIÇERTIFIKIMIT

Njoftohen të gjithë kolegët që iu përfundon leja e ushtrimit të profesionit në datë
31.12.2024, dhe që kanë përmbushur numrin e detyrueshëm të krediteve,
se duhet të kryejnë procedurat e riçertifikimit.
Afati i dorëzimit të dokumentave fillon më datë 10 qershor 2024
dhe përfundon më datë 31 korrik 2024.

Kolegët të cilët i nënshtrohen procesit të riçertifikimit sipas ciklit individual dhe që
ju përfundon leja e ushtrimit të profesionit përpara datës 31.12.2024,
duhet të dorëzojnë dokumentacionin për riçertifikim në periudhën
05 – 30 qershor 2024.

Dokumentacioni i nevojshëm për riçertifikim

Formulari i riçertifikimit
(shkarko këtu)

Fotokopja e certifikatës së regjistrimit të subjektit në QKB

Fotokopja e licensës së QKB-së (ish QKL)

Fotokopja e kartës së identitetit

Mandati i pagesës së kuotizacioneve ndaj UFSH-së deri më 31.12.2024

Mandati i pagesës për rinovimin e Lejes së Ushtrimit të Profesionit me vlerë
5 000 lekë, bazuar në Vendimin nr.4, dt 03.12.2014
(shkarko këtu)

Raport mjeko–ligjor

Deklarata e pronarit të subjektit farmaceutik, kur pronari nuk është farmacist
(shkarko këtu)

Dy fotografi (me veshje serioze) të përmasave 3 × 3.5 cm

Dokumentacion shtesë për Drejtues Teknik

Anëtarët që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik duhet të dorëzojnë gjithashtu:

Vetëdeklarim për Drejtuesin Teknik, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar
(shkarko këtu)

Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012),
i shkarkuar nga e-Albania

Dorëzimi i aplikimeve

Aplikimet për riçertifikim do të dorëzohen pranë Presidentëve të Këshillave Rajonalë.

Farmacistët që ushtrojnë profesionin në Rajonin e Tiranës, do aplikojnë pranë
zyrave qëndrore të UFSH-së.

Aplikimet me mungesë dokumentacioni nuk do të pranohen.

Kujtesë

Drejtuesi teknik është përgjegjës për gjithë veprimtarinë profesionale dhe teknike
që zhvillohet në subjektin farmaceutik për të cilin është certifikuar.

Drejtuesi teknik e ushtron profesionin me kohë të plotë dhe vetëm në subjektin
farmaceutik për të cilin është certifikuar.

Subjekti farmaceutik ku drejtuesi teknik nuk është pronar, duhet që përveç
drejtuesit teknik, të ketë të paktën edhe një farmacist të punësuar.

Individët që ushtrojnë profesionin e farmacistit, nuk duhet të jenë anëtarë të
urdhrave të tjerë profesionalë të shëndetësisë.

Dokumente të bashkëngjitura