KONFERENCA E VII FARMACEUTIKE MBARËKOMBËTARE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN
28 Janar 2024 ·
THIRRJE PARAPRAKE PËR PJESËMARRJE AKTIVE NË KONFERENCËN E VII FARMACEUTIKE MBARËKOMBËTARE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN” QË DO TË ZHVILLOHET NË HOTEL “TIRANA INTERNATIONAL”, NË DATAT 12-13 PRILL 2024
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës, organizon Konferencën e VII Mbarëkombëtare Farmaceutike “Së Bashku Për Farmaceutikën”.
Konferenca do të zhvillohet në “Hotel Tirana International” në datat 12 dhe 13 Prill 2024.
Aktiviteti ka për qëllim të bashkojë të gjithë profesionistët e farmaceutikës dhe të shkencave të tjera mjekësore të lidhura me të, profesionistë të cilët japin kontributin e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe kudo në botë.
Është i mirëpritur kontributi shkencor dhe profesional i çdo kolegu, kontribut që vlen edhe si një moment ballafaqimi dhe njohjeje midis aktorëve të ndryshëm të sektorit farmaceutik brenda dhe jashtë vendit.
Konferenca është në vazhdën e konsolidimit dhe të ndërtimit të vazhdueshëm të njohurive bashkëkohore për të cilat ka nevojë profesioni i farmacistit. Në ditët që jetojmë, këto janë pjesë e një spektri të gjerë, në të cilin gjejmë aspekte tradicionale dhe karakterizuese të profesionit të farmacistit, por edhe elementë që vijnë nga bota e inteligjencës artificiale, elektronikës, farmakogjenomikës, etj. Dorëzimi i kontributit shkencor dhe profesional (dorëzimi i abstrakteve) do të kryhet në adresën email: edukimnevazhdim@ufsh.org.al, brenda datës 5 shkurt 2024.
Abstrakti dorëzohet në një dokument Word së bashku me CV-në e autorit kryesor.
Ftojmë të gjitha kompanitë farmaceutike (Përfaqësi, Importues-Shpërndarës dhe Prodhues) në Shqipëri dhe Kosovë, të mbështesin financiarisht Konferencën, si dhe të prenotojnë hapësirat për reklamimin e produkteve të tyre.
SHËNIM: Në lidhje me kohën e regjistrimit si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare www.ufsh.org.al, si dhe nga rrjeti social Facebook.
TEMAT E SUGJERUARA: (kliko këtu)
KRITERET E ABSTRAKTEVE: (kliko këtu)
Dokumente të bashkëngjitura
KONFERENCA E VII FARMACEUTIKE MBAREKOMBETARE SE BASHKU PER FARMACEUTIKEN - TEMAT E SUGJERUARA.pdf
Shkarko
KONFERENCA E VII FARMACEUTIKE MBAREKOMBETARE SE BASHKU PER FARMACEUTIKEN - KRITERET E ABSTRAKTEVE.pdf
Shkarko