Aktiviteti: Parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve metabolike e kardiovaskulare
29 Nentor 2025 ·

Të nderuar kolegë!

Në kuadër të edukimit në vazhdim, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online,

në kohë reale, cikël leksionesh me titullin: “Parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve metabolike e

kardiovaskulare”.

Aktiviteti do të zhvillohet në orën 08:30 - 14:00, në datën 26 Dhjetor 2025 dhe do të përsëritet në

datat 29 dhe 30 Dhjetor 2025. Ky aktivitet është në proces akreditimi nga ASCK me 5 kredite.

Koston e këtij aktiviteti e mbulon Urdhri i Farmacistëve për të gjithë anëtarët aktiv.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet duhet të kenë të likuiduara kuotizacionet ndaj UFSH, deri në

muajin dhjetor 2025 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit

të regjistrimit).

Për të gjithë pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar

çertifikatën pranë UFSH-së, por dëshirojnë të ndjekin aktivitetin, aktiviteti ofrohet kundrejt një

pagese prej 1000 lekë, prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat

pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Microsoft Teams.

Ju duhet të bëni regjistrim paraprak në link-un e mëposhtme, nga data 27 nëntor 2025 deri më

datë 19 dhjetor 2025.

Ju duhet të regjistroheni duke përzgjedhur vetëm një nga datat që dëshironi të ndiqni aktivitetin.

Numri i pjesëmarrësve në një ditë të zhvillimit të aktivitetit është i kufizuar në 100 pjesëmarrës,

prandaj në momentin që regjistrohen 100 anëtarët e parë linku nuk do të jetë më i disponueshëm

për atë datë.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdnV60vCQvz6q5hNXYjULTo-evPihAprCwlk-

91OTcGD3T07Q/viewform

Për detaje të mëtejshme do të njoftoheni në vijimësi nëpërmjet e-mailit me të cilin do të

regjistroheni në aktivitet.